Vendosni fjalën kyçe....

Protesta masive në Londër dhe Paris në mbështetje të Palestinës, kërkojnë sanksionime për Izraelin


Mijëra protestues janë mbledhur sot në qëndrën e Londrës në mbështetje të Palestinës dhe palestinezëve. Ky demonstrim u lejua nga policia lokale, megjithatë ata u shprehën se nëse dikush mbështet Hamasin do të arrestohej.

Edhe në Manchester dhe Edinburg nuk munguan demostratat.

Demonstruesit në Londër mbanin në duar flamurin e Palestinës dhe thërrisnin për lirinë e saj dhe për ndalimin e masakrës në Gaza. Gjithashtu bënë thirrje edhe për sanksione kundër Izraelit.

Më shumë se 1000 oficerë policie ishin angazhuar në Londër për këtë proteste, ndërsa autoritetet raportojnë për një rritje të aktiviteteve anti-semitike ditët e fundit në vend.

Protesta pro-Palestinës ka patur edhe në Paris, ku është shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë.