Rithemelimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka denoncuar sot administratorin e qendrës sportive Tirana sh.a, Fation Dhuli për tendera me procedura të parregullta.
Në një dalje për mediat, zëdhënësja për Anti-Korrupsionin te Rithemelimi, Genta Vangjeli i bëri thirrje SPAK që të hetojë. Vangjeli denoncoi shpalljen e një fituesi për 3 procedura prokurorimi nga Fatjon Dhuli, i cili sipas saj, nënshkroi shpalljen e të njëjtit fitues për këto 3 procedura të ndryshme prokurimi, me ofertat më të larta, duke shpenzuar 154 milionë lekë më tepër se ofertat me çmimin më të ulët, dhe duke s’kualifikuar deri 12 operatorë të tjerë pjesëmarrës.
Deklarata:
Qendra Sportive Tiranë sh.a, me pronar Bashkinë Tiranë, dhe Administrator prej Nëntorit 2021 z. Fatjon Dhuli. Nga të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik rezulton se gjatë vitit ushtrimor 2023, Qendra Sportive Tiranë ka publikuar 3 procedurat me objekt:
Blerje materiale për mirëmbajtje pishine’ fondi limit 12,833,138 lekë. Fitues BOE shoqëria ‘Pepa Group’ sh.p.k., me shoqërinë ‘Active’ sh.p.k. me ofertën e paraqitur me vlerë totale prej 12,821,490 lekë ose 99.9 % e vlerës limit. Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Dajti’, fondi limit 37 458 327 lekë. Fituesi i njëjtë (BOE), shoqëria ‘Pepa Group’ sh.p.k., me shoqërinë ‘Active’ sh.p.k., me ofertën fituese të paraqitur me çmimin më të lartë krahasuar me 12 ofertat e tjera që morën pjesë për këtë prokurim, vlerë totale prej 33 735 497 lekë ose 90 % e fondit limit.
Për këtë procedurë Autoriteti Kontraktor me në krye Fatjon Dhulin për të paracaktuar me doemos fituesin e dëshiruar dhe jo të merituar ka ndryshuar DT ku në shtojcën respektive kanë hequr si kriter kualifikues Deklaratën mbi kontratat e lidhura dhe/ose në proces e cila plotësohet nga Operatorët Ekonomik me justifikimin e rekomandimit të APP-së, të datës 15.08.2023.
Për këtë procedurë morën pjesë edhe 12 ofertues të tjerë me oferta më të ulëta se kjo e shpallur fituese, të cilat u s’kualifikuan të gjitha për mospërmbushjen e kritereve kualifikuese në DT. Oferta më e ulët ishte 25.902.566 lekë pra me diferencë 78 milion lekë të vjetra më pak se oferta e paraqitur nga fituesi 33.7 milion lekë.
Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Fushat sportive Pishinat’ fond limit 28,023,943 lek. Fituesi i njëjtë (BOE), shoqëria ‘Pepa Group Group’ sh.p.k., me shoqërinë ‘Active’ sh.p.k., se oferta fituese me vlerë totale prej 25,945,192 lekë ose 92% e vlerës limit. Për këtë procedurë morën pjesë edhe 10 ofertues të tjerë të gjithë me ofertë me çmim më të ulët se oferta fituese, të cilët u s’kualifikuan të gjithë për mospërmbushjen e kritereve kualifikuese në DT. Oferta më e ulët e paraqitur ishte 18.279.122 lekë pra me diferencë 76 milion lekë të vjetra më pak se oferta e paraqitur nga fituesi 25.9 milion lekë.
Autoriteti Kontraktor:
Qendra Sportive Tiranë, shpalli fituese ofertën ekonomikisht më pak të favorshme, pikërisht ofertën më të lartë nga 11 ofertat e paraqitura për njërin prokurim dhe 13 ofertat e paraqitura për prokurimin tjetër, në kundërshtim me :
DT Kriteret e përzgjedhjes së fituesit pika 4.4 nënndarja ‘B’:
Ligjin nr.162/2020 ‘Për Prokurimin Punlik’, neni 87 pika 1, Autoritetet ose entet kontraktore përcaktojnë dhënien e kontratave publike bazuar në ofertën ekonomikisht më të favorshme.
Ligjin nr.162/2020 ‘Për Prokurimin Punlik’, neni 102 pika 1 Për shpalljen fituese të kontratave, që janë objekt i këtij kreu, autoritetet ose entet kontraktore veprojnë në pajtim me parimet e transparencës dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë. VKM nr.285, datë 19.05.2023 ‘Për miratimin e rregullave të prokurimit publik’, i ndryshuar, Neni 45/1, Kriteret për shpalljen e ofertёs fituese, 1. Autoriteti/enti kontraktor përcakton dhënien e kontratave publike bazuar në ofertën ekonomikisht më të favorshme.
VKM nr. 42 datë 16.01.2008, të ndryshuar, ‘Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi’, kreu III pika1/b e vijuese
- b) Subjektet e licencuara në zbatim nuk mund të kualifikohen si fituese për punë publike të prokuruara sipas ligjit të prokurimit publik nëse janë fitues dhe/apo kanë në proces në të njëjtën kohë si kontraktor/nënkontraktor një investim sipas një kontrate të lidhur/apo në proces për t’u lidhur sipas ligjit për prokurimin publik me vlerë të përbashkët ose të veçantë që tejkalon vlerën e kategorisë që mban subjekti sipas lidhjes 4. Subjektet e licencura kanë të drejtë të marrin pjesë/apo të shpallen fituese në prokurime publike, brenda të njëjtës periudhë deri në vlerën e licencës së përcaktuar sipas lidhjes 4. Në kuptim të kësaj shkronje fjala ‘periudhë’ kupton kohëzgjatjen e investimit të kryer sipas ligjit për prokurimin publik nga momenti i shpalljes fitues deri në kolaudim të objektit/investimit. Agjencia e Prokurimit Publik dhe autoritetet kontraktore, sipas ligjit për prokurimin publik, hartojnë dokumentet standarde të tenderit dhe dokumentet e tenderit në përputhje me këtë rregullore dhe garancitë e caktuara këtu me detyrimin që kur verifikohet se subjekti përfshihet në investime që tejkalojnë klasën e kategorisë së licencuar sipas lidhjes 4, kontrata të shpallet absolutisht e pavlefshme me detyrimin për njoftim për nisje të procedurës për heqje licence.
Titullari i Autoritetit Kontraktor Fatjon Dhuli nuk kreu detyrën e tij në përputhje me VKM nr.285, datë 17.05.2021 neni 73 për respektimin e dispozitave ligjore për menaxhimin financiar dhe kontrollin.
AK nuk mbajti parasysh Ligjin nr. Nr. 10 296, datë 08.07.2010 , i ndryshuar Për Menaxhimin financiar dhe kontrollin , neni 2 për përdorimin sa më efiçient, efektiv dhe ekonomik i burimeve financiare publike, duke respektuar parimet e transparencës dhe të ligjshmërisë, si dhe shmangia e shpërdorimit, keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë , neni 8 pika1,
Referuar nenit 87 të ligjit nr. 162/2020 ‘Për Prokurimin Publik’, pika 4 citohet se: ‘Kriteret për shpalljen e kontratës fituese nuk i japin autoritetit ose entit kontraktor një liri të pakufizuar zgjedhjeje. Ato garantojnë mundësinë e konkurrencës efektive dhe shoqërohen nga specifikime, të cilat lejojnë që informacionet e dhëna nga ofertuesit të verifikohen për të vlerësuar nëse ofertat përmbushin kriteret për shpalljen e kontratës fituese …’. Gjithashtu, referuar VKM nr. 285, datë 19.05.2021 ‘Për miratimin e rregullave të prokurimit publik1’, neni 45 Kriteret për shpalljen e ofertës fituese, pika 3 citohet se: ‘Për punët/mallrat/shërbimet, që kanë specifikime të thjeshta, standarde teknike të mirënjohura dhe janë lehtësisht të gjendura në treg, oferta ekonomikisht më e favorshme bazohet në çmimin si i vetmi element i ndryshueshëm ndërmjet ofertave’. OE pjesëmarrës, praktikisht nuk kanë se me çfarë të konkurrojnë tjetër përveç çmimit. Metoda e ndjekur nga AK në vlerësimin e ofertave nuk ka rritur efiçiencën dhe efikasitetin e procedurave, nuk arrin të sigurojë mirë përdorim të fondeve publike dhe ulje të shpenzimeve, nuk nxit pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë, nuk nxit konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe si e tillë krijon kushte për përdorim pa Efikasitet të fondeve publike.
A përmbush fituesi kapacitetin teknik për zbatimin njëherësh të 3 kontratave paralele të lidhura gjatë vitit ushtrimor 2023, me punonjës dhe makineri të nevojshme në zbatimin e tyre, ndërsa DT të hartuara nga APP dhe të detyrueshme për t`u zbatuar e të pandryshueshme në shtojcën 8 pika ‘D’ kërkojnë nënshkrimin nga ofertuesi të Deklaratës mbi Mosangazhimin e Kapaciteteve Teknike në Kontrata Te Tjera, nga Secili pjesëmarrës i renditur në një bashkim operatorësh ekonomikë dhe Çdo vetdeklarim i pavërtetë/pasaktë nga ana e operatorëve ekonomikë jo vetëm që përbën shkak për skualifikimin nga procedura konkrete, por përbën shkak edhe për përjashtimin e tyre nga e drejta për të fituar kontrata publike deri në 3 vjet, sipas parashikimeve të ligjit për prokurimin publik…….
Çfarë e shtyu AK të përzgjedhë për 3 kontrata të ndryshme të njëjtin fitues në kundërshtim me dispozitat ligjore…..
I njëjti fitues Pepa Group shpk vetëm për 2023 ka lidhur këto kontrata paralele:
kontratën dt 06.03.2023 me Bashkinë Tiranë afati 8 muaj objekti Rikonstruksioni i bllokut të kufizuar nga rrugët ‘Ali Baushi-Arben Minga-Komgresi Manastirit-Ibrahim Brahja-Xhanfize Keko
kontratën dt 20.03.2023 me Bashkinë Tiranë afati 12 muaj objekti Ndërtim i Qendrës ‘Ten’
kontratën datë 03-05-2023 me Qendrën Sportive Tiranë , afati 6 muaj
I njëjti fitues Active shpk me pronar Edmir Durakun (I biri i ish deputetit të PS Shyqyri Duraku dhe vëllai i deputetes së PS Gerta Duraku )vetëm për 2023 është shpallur fitues për këto procedura në kohë paralele:
‘Blerje materiale për mirëmbajtjen e pishinave’
Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Dajti’. Shpallur fituesi 11.9.2023 , afati 6 muaj nga dt e lidhjes së kontratës
Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Fushat sportive Pishinat Shpallur fituesi 11.9.2023 , afati 6 muaj nga dt e lidhjes së kontratës
Fatjon Dhuli titullari i Qendrës Sportive Tiranë i cili për gjithësej 3 procedura prokurimi të shpallura gjatë 2023, nënshkroi shpalljen e të njëjtit fitues për këto 3 procedura të ndryshme prokurimi , me ofertat më të larta, duke shpenzuar 154 milion lekë më tepër se ofertat me çmimin më të ulët, dhe duke s’kualifikuar deri 12 operatorë të tjerë pjesëmarrës , me qëllim për të realizuar lidhjet e kontratave me klientelistë apo familjarë të personave me status Deputet apo ish deputet i PS në Kuvendin e RSH, nuk është emër i panjohur …
Kujtojmë se Emisioni investigativ ‘Piranjat’ ka zbuluar rastin flagrant dhe të pakundërshtueshëm të Fatjon Dhulit pak ditë përpara mbylljes se afatit ligjor të zgjedhjeve të 14 Majit, për dhënien më qira të 3 apartamenteve në njësinë administrative nr.7 për 8 banorë të cilët janë me pasaportizim në njësinë 7 por që nuk kanë banuar asnjë ditë në këto apartamente.
Fatjon Dhuli është justifikuar se i ka të afërm, dhe ka kërcënuar gazetarët. Kjo është dëshmi e mekanizmit të manipulimit të votave në Tiranë.
Njerëzit e Erion Veliajt vazhdojnë të lakohen përditë për shkelje me arrogancë të ligjit..
Spak të hetojë….