NATO-ja tha të shtunën se më shumë se 130 trupa nga Rumania u janë bashkuar forcave paqeruajtëse të KFOR-it, si pjesë e përforcimeve që pasuan situatën e krijuar pas një sulmi mbi policinë e Kosovës në veri në fund të muajit të kaluar.
Aleanca autorizoi forca shtesë pasi një grup i armatosur sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator në fshatin Bannjskë në veri, duke vrarë një oficer policie dhe plagosur një tjetër. Tre sulmues u vranë gjatë përleshjeve të asaj dite që nxitën shqetësimin për qëndrueshmërinë në rajon.
Tashmë 200 trupa britanike u janë bashkuar rreth 4 mijë e 500 forcave paqeruajtëse që ndodhen në Kosovë, të cilat thanë se kanë trefishuar patrullimet përgjatë kufirit me Serbinë.
Kosova akuzon Serbinë për organizimin e sulmit dhe zyrtarët në Prishtinë kanë paralajmëruar mbi rreziqet nga përsëritja e sulmeve të dhunshme nga siç thuhet “strukturat kriminale të Serbisë”, ngjashëm me sulmin e 24 shtatorit, percjell VOA.
Beogradi zyrtar ka mohuar çfarëdo lidhje me grupin e armatosur duke paralajmëruar ndjekjen penale të ish zyrtarit lokal serb Milan Radoiçiç i cili mori përsipër përgjegjësinë për sulmin.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Serbisë bashkëpunim të pa kusht në hetimin e sulmit, ndërsa ngulin këmbë që palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të një marrëveshjeje që është arritur në Bruksel dhe në Ohër më herët gjatë këtij viti.
More than 130 additional troops from Romania have arrived in Kosovo to further reinforce NATO’s Kosovo Force peacekeeping mission, on top of 200 UK soldiers deployed earlier in October.
These deployments help to ensure @NATO_KFOR has the forces it needs to fulfil its UN mandate
— NATO (@NATO) October 14, 2023