Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Kontrabanda e karburanteve lulëzon me përkrahjen e qeverisë, me shtimin e turistëve duhej të ishte rritur me 40% importi i naftës


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, shprehet se në Shqipëri po kontrabandohet naftë dhe kjo bëhet me mbështetje të qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, referuar statistikave se 8 mujorin e parë të këtij viti, është importuar më pak naftë se në 2021, Vasili shprehet se ka kontradiktë pasi numri i turistëve këtë verë ka qenë shumë i lartë dhe konsumi duhet të ishte më i madh.

Më nota ironike, Vasili ngre pikëpyetje për mënyrën si kanë lëvizur turistët në Shqipëri, me gomar apo në këmbë.

 

Postimi i plotë i Vasilit:

 

Turistet ne Shqiperi levizin ne kembe apo me gomar, sepse karburantet pakesohen ndersa turistet shtohen!

Kontrabanda me karburantet po ben namin, por qeveria e mbeshtet dhe SPAK-u mbyll syte!

➡️FAKTET!!

Te dhenat zyrtare tregojne se importet e karburanteve per tete mujorin nga Janari ne Gusht 2023 ishin me te ulta se ne vitin 2021.

Qeveria pretendon se ne vitin 2023 kishte nje rritje shume te madhe te numrit te turisteve.

🔵Ne vitin 2021 numri i te huajve ishte 5.6 milion nga te te cilet 2.6 milion nga Kosova.

🔵Ndersa ne vitin 2023 qeveria raporton afer 7.5 milion turiste.

Hajt ta besojme qeverine, por lind pyetja me cfare u be turizmi me kembe apo hipur mbi gomar??

🟥Ne vitin 2021 u importuan rreth ne tetemujorin e pare 461mije ton karburante, qe ishte edhe viti fill pas 2020 kur filloi Pandemia.

🟥Ndersa ne vitin 2023 u importuan ne tetemujorin e pare 408 mije ton karburante.

Pra minimalisht sasia e karburanteve te importuar duhet te rritej me 40% ne raport me 2021, por ka ndodhur e kunderta ka rene rreth 12 %.

▶️ PERFUNDIM !!

Eshte shume e qarte, qe kontrabanda lulezon dhe ben namin e mbeshtetur, e mbrojtur dhe e perkrahur nga Qeveria.

Dhe s’ka asnje mundesi justifikimi apo alibi sepse shifrat jane kokeforte.

Shqiptaret nuk jane te varfer por jane te vjedhur.

SPAK-u symprehte per nje arke cironkash e ka perpara syve kete kontrabande dhe krim ekonomik me permasa monstruoze, por as nuk e sheh dhe as leviz gishtin.