Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Ardian Nikulajt, autoritetet britanike rikthejnë mbrapsht letërporosinë e prokurorisë shqiptare


Britania ka kthyer mbrapsht letërporosinë e Prokurorisë shqiptare për marrjen në pyetje të katër shtetasve britanike të shpallur në kërkim nga prokuroria e Lezhës dhe të arrestuar në Angli, si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit, Ardjan Nikulaj më 19 prill të këtij viti.

Pas arrestimit në Britani të personave të dyshuar, të cilët ikën nga Shqipëria menjëherë pas krimit në Shëngjin, prokurorët e Lezhës kanë nisur letërporosi për marrjen e deklarimeve, por kërkesa është rikthyer mbrasht nga autoritetet britanike me argumentet, se pyetjet ishin te paqarta dhe nuk ishte shpjeguar qëllimi i tyre.

Në këto rrethana, prokurorët shqiptarë kanë nisur një tjetër leter porosi tjetër ndërkohë që 4 shtetasit Britanikë pritet të dalin me 4 nëntor para gjykatës, ky do të vendoset lidhur me kërkesën për ekstradimin e tyre në Shqipëri për tu gjykuar me akuzën e vrasjes. Katër personat që u kapën dhe u arrestuan në Britani, pasi u shpallën në kërkim në Shqipëri, janë Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35 vjeç, të dy nga Bristol, Edmond Haxhia, 37 vjeç, nga Birmingham, si dhe 27-vjeçarja Harriet Bridgeman nga Bristol.

Edhe Maroku nuk ka kthyer pergjigje lidhur me kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e portugezit, Ruben Saravia, i cili është edhe ekzekutori i biznesmenit. Kërkesës së bërë nga autoritet shqiptarë mësohet se i ka ardhur vetëm nja përgjigje që vazhdojnë procedurat për ekstradimin.

Mesditën e 19 prillit, biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua me 7 plumba teksa ishte ulur në lokalin e tij, ndërsa ekzekutori u largua me motor. Sipas prokurorisë Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit ndaj biznesmenit Nikulaj, për hakmarrje. Katër britanikët e tjerë kishin mbërritur në Shqipëri si turistë por në fakt kanë bërë rolin e vëzhguesit të biznesmenit duke inmformuar autorin deri në goditjen finale.

 Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, ku mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.