Vendosni fjalën kyçe....

Basha ia mësyn nga Klosi, takohet me fermerët: Për PD-në, bujqësia ndër sektorët prioritarë


Kreu i PD-së Basha ka qenë sot në fshatin Kurdari të Klosit. Ai është takuar me banorët e zonës ndërsa thekson se me ta ka biseduar për probleme e shumta të bujqësisë.

Kryedemokrati thekson se korrupsioni ka prekur bujqësinë si çdo sektor tjetër duke bërë që ajo pak mbështetje që jepet, të shkojë te ata që kanë lidhje me pushtetin.

Basha thekson se për PD-në, bujqësia është ndër sektorët prioritarë që kërkon vëmendje e mbështetje nga qeveria.

“Me fermerët në fshatin Kurdari, Bashkia Klos, bisedova për problemet e shumta të sektorit të bujqësisë. Dëgjova me vëmendje shqetësimet për mungesën e subvencioneve, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve. Siç çdo sektor tjetër, korrupsioni ka prekur edhe bujqësinë. Edhe ajo pak mbështetje për fermerët u jepet vetëm atyre që kanë lidhje më pushtetin. Babëzia e kësaj qeverie, nuk kurseu as fondet e BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për restorante, vila e resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre. Për Partinë Demokratike, bujqësia është një nga sektorët prioritarë që kërkon vëmendje dhe mbështetje financiare nga qeveria.” – shkruan Basha.