Presidenti francez Macron nuk do jetë pjesë e samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet nesër në Tiranë, për herë të parë.
Ai do mbërrijë në kryeqytetin shqiptar pasdite duke vijuar me një vizitë zyrtare dypalëshe.
Shkak për këtë është bërë një sulm terrorist në veri të vendit ku u vra një mësues e u plagosën dy të tjerë.
“Në funksion të kontekstit kombëtar dhe ndërkombëtar, presidenti france Macron do mbërrijë pasditen e së hënës në kryeqytetin shqiptar, për pjesën dypalëshe të vizitës së tij që do zhvillohet deri të martën”, sqaroi presidenca franceze.