Një ndeshje boksi është kthyer në përleshje mes boksierit Logan Paul dhe luftëtarit të MMS-së Dillon Danis.
Paul e mposhti Danis në një ndeshje të zhvilluar në Manchester. Superylli i YouTube i kthyer në WWE qëlloi 82 grushta, ndërsa Danis vetëm 9.
Në raundin e gjashtë Danis u përpoq ta kapë nga këmbët boksierin Paul por nuk mundi. Me kalimin e sekondave të fundit, Danis u përpoq ta fuste kundërshtarin në një kapje për fyti por nuk ia doli mbanë pasi Paul e qëlloi me grusht duke e rrëzuar në tapet.
Kur Danis u ngrit, arbitri u përpoq t’i mbante të ndarë, por Danis u hodh në sulm.
Mbi dhjetëra roje sigurie u futën në ring. Anëtarët e sigurimit nga të dyja palët u përplasën me njëri-tjetrin dhe Danis u skualifikua.