Vendosni fjalën kyçe....

Nesër samiti i Procesit të Berlinit, Begaj pret presidenten e KE-së von der Leyen


Presidenti Begaj ka pritur pasditen e sotme presidenten e Komisionit Evropian, von der Leyen.

Pas takimit pritet që kryeministri Rama e von der Leyen të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Zyrtarja e lartë e BE-së mbërriti në Tiranë pasditen e sotme për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, që për herë të parë organizohet jashtë BE-së.

Përveç von der Leyen, në samit do marrin pjesë edhe kancelari gjerman Scholz, presidenti francez Macron e presidenti i Këshillit të Evropës, Michel.