Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet nga Spiropali dhe Soreca


Ditën e nesërme në Tiranë do zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit i vendeve të BE-së me vendet të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e Komisionit Evropian mbërriti ditën e sotme në Tiranë ku u prit nga Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe i ngarkuari me punë në Tiranë i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ky samit është një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, liderëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve”, shkruan Spiropali.

Von Der Leyen do zhvillojë ditën e sotme takime me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas Kryeministrin Edi Rama.

Pritet që rreth orës 17:30 të ketë edhe një konferencë për mediat të Presidentes së KE-së.

Ditën e nesërme qendra e Tiranës dhe jetë e bllokuar dhe për sigurinë e saj do kujdesen rreth 2 mijë oficerë të policisë dhe Gardës së Republikës.

Do bllokohen një sërë rrugës prej orës 8 të mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes.  Disa rrugë do të bllokohen duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme.