Presidentja e Komisionit Europian, von Der Leyen e kryeministri Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një dege të re në Tiranë të Kolegjit Evropian të Bryzhit.
Gjatë fjalës së saj, zyrtarja e lartë e BE-së tha se viti akademik do nisë në shtator 2024 dhe se kolegji do ketë 31 studentë.
Ajo tha gjithashtu se do ketë 15 bursa për 3 vite për studentët nga Ballkani Perëndimor.
“I nderuar kryeministër, i dashur Edi, shumë e dashur Federika. E mbaj mend vjet kur ishit ju që nisët idene e mrekullueshme për të patur një degë të kolegjit të Europës në Tiranë, ishit ju që e patët këtë ide. Kështu filluan punën, KE qeveria juaj dhe Kolegji i Europës. Dhe ja ku jemi sot duke krijuar themelet e degës së tretë të Kolegjit të Evropës në Tiranë. Nesër do të hapim edhe zyrën e kolegjit por sot do të përqendrohemi te ata që do t’i japin jetë kolegjit. 31 studentë do jenë pjesë e kursit master. Por kam kënaqësinë t’u njoftoj se do kemi bursa për studentë të Ballkanit Perëndimor. Do kemi 15 bursa për studentët për 3 vite”, tha Von Der Leyen.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme e Sigurinë, Mogherini, tha se kolegji do nisë punën në shtator 2024 ndërsa aplikimet për të qenë pjesë e tij do nisin që sot.
“Programi do jetë rezidencial, do jetojnë, mësojnë dhe studiojnë së bashku. Do jetë edhe program që do të përfitojë nga ekselenca akademike. Në fund të vitit akademik do ketë diplomë. Studentë kudo nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimorë do kenë këtu të njëjtat standarde. Sot ne mund t’ju njoftojmë që në shtator 2024 do nisë viti akademik. Sot jemi gati të çelin procesin e aplikimeve online.” – tha Mogherini.