Vendosni fjalën kyçe....

Atentat zyrtarit të lartë të shërbimit sekret iranian – Media


Mohammed Akiki, një oficer i lartë i inteligjencës i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ishte viktimë e një atentati në Teheran.

Oficeri ndodhet në gjendje të rëndë në repartin e terapisë intensive, pas plagëve të rënda të marra gjatë përpjekjes për ta vrarë.

Lajmi për atentatin e vrasjes së Akikit u shfaq në rrjetin e lajmeve BNN si dhe në rrjetet sociale ndërsa nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar të autoriteteve iraniane.

Atentati ndaj Akikit vjen mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme pas sulmit të grupit militant Hamas ndaj Izraeelit të shtunën e shkuar.

Sulmi ka shkaktuar mbi 1400 viktima civile e ushtarake ndërsa ushtria izraelite është kundërpërgjigjur duke kryer sulme ajrore nga të cilat kanë humbur jetën deri tani mbi 2670 viktima.

Ushtria u ka bërë thirrje banorëve të Gazës të zhvendosen në jug teksa përgatiti për sulm tokësor në pjesën veriore me synim asgjësimin e Hamas-it.