Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Thethit në protestë kundër prishjes së ndërtimeve pa leje: Kemi investuar, gjeni një zgjidhje për ne


Banoret e fshatit turistik të Thethit protestojnë kundër prishjes së ndërtimeve në zonën e tyre. Ata janë njoftuar nga IMT e bashkisë Shkodër dhe IKMT se do të prishin ndërtimet pa leje. Banorët dolën në pritje të IMT dhe IKMT në rrugën e Qafë Thores, por ardhja e inspektoreve pas kësaj protestë është anuluar.

Banorët e Thethit shprehen se janë nder shekuj banorë dhe pronarë të tokave ku kanë ndërtuar bujtinat e tyre. Ata e cilësojnë plotësisht të padrejtë prishjen e ndërtimeve që është bërë me mund nga ana e tyre.

Banorët kërkojnë që të gjendet një zgjidhje për pajisen me certifikata pronësie dhe te mos prishen ndërtimet sepse do të sillte shkatërrimin e këtij fshati turistik që vizitohet nga mijëra turistë në verë, por tashmë edhe gjatë muajve të dimrit. Banoret thonë se nuk do të lejojnë prishjen e ndërtimeve që kanë ngritur me sakrifice në tokat e të parëve.