Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në ceremoninë e përurimit të degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë.
Rama është shprehur se ndërtimi i institucioneve demokratike nuk mund të bëhet nëse nuk është BE që të mësojë si duhet bërë.
Edi Rama: Po formoni ata njerëz që do t’u vihen pas se si po i bëni gjërat. Nuk mund të luash me ta se të kapin. Ndryshimi me KGB është se nuk të torturojnë fizikisht por me një buzëqeshje.
Njoh dikë që quhet Mark Rute që më mësoi si mund të refuzosh një kërkesë duke qeshur. BE është një bekim për të gjitha vendet tona. Është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet. Edhe kur disa institucione u ndërtuan u ndërtuan për së prapthi. Prandaj ndërtimi i institucioneve demokratike nuk mund të bëhet nëse nuk ke BE të të mësojë se si ta bësh. Dija është dhurata më e madhe që BE na jep ne. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit dhe ata që nuk janë që na kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugës. Duke na mësuar diçka, që nuk ka nevojë që të gjithë të biem dakord me njëri tjetrin për të jetuar mirë.
Është tjetër gjë të mos biesh dakord në mënyrë të egër është gjë tjetër. Një nga gjërat me BE është që bien dakord për të mos rënë dakord. Duket se janë gjëra të thjeshta por këto i mëson duke qenë në këtë shoqëri të shkëlqyer të BE.
Është një dhuratë që ne shqiptarët e çmojmë shumë, pasi u izoluam nga bota për shekuj të tërë dhe nuk patëm mundësi të zgjidhnim me kë të rreshtoheshim. Për herë të parë patëm një zgjedhje të lirë dhe ishte shkëlqyer dhe për merite të popullit shqiptar, zgjedhja e parë e lirë dhe zgjedhja e mirë me BE-në, gjithmonë. Na keni me vete dhe kurrë s’do të reshtim së dashuri juve.