Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Serbia nën sqetullën e Rusisë e Kinës, Perëndimi dështoi për ta afruar


Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kossnett, i ka quajtur të dështuara përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për ta tërhequr Serbinë drejt Perëndimit.

Ai ka deklaruar në një intervistë për ‘Euractiv’ se Serbia ‘qartazi është futur thellë në krahët e Rusisë dhe të Kinës’.

“Unë mendoj se Serbia është qartazi e futur thellë në krahët e Rusisë dhe Kinës. Pra, çfarëdo përpjekjesh që ndërkombëtarët kanë ndërmarrë gjatë gjithë këtyre viteve për të tërhequr Beogradin drejt Perëndimit nuk kanë treguar ende ndonjë rezultat”, ka thënë Kossnett.

Sipas ish-ambasadorit, Rusia po përpiqet në mënyrë aktive të destabilizojë Ballkanin Perëndimor, derisa ka theksuar se njohja e Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse ‘do ishte manifestim i rëndësishëm i solidaritetit evropian dhe perëndimor’, shkruan Koha.

“Mendoj se kjo do të ishte një kohë e mirë për SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që t’i bëjnë një thirrje të fortë atyre vendeve evropiane që janë anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë”, ka shtuar ai.