Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Vuçiç i zënë në Kinë, Bërnabiç nuk pranoi të nënshkruante marrëveshje


Kryeministri Kurti deklaroi pas mbylljes së Samitit të Tiranës se i ka kërkuar kryeministres serbe Bërnabiç nënshkrimin për aneksin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, por tha se e njëjta ka refuzuar.

Këtë ai tha se ka bërë për shkak se Vuçiç është i zënë me vizitën në Kinë.

“Ne kemi marrëveshje me Serbinë, është marrëveshja bazike e 27 shkurtit e cila e ka në qendër njohjen defakto reciproke, ajo duhet të zbatohet dhe në anën tjetër e kemi aneksin e zbatimit të 18 marsit, unë kam ofruar që të nënshkruhen ato është pala serbe ajo që ka refuzuar, edhe sot gjatë takimit të drekës unë kam kërkuar nga kryeministrja Bernabiç që ta nënshkruajë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit, unë jam që të zbatohen ato, pikërisht tani që presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë me vizitën atje. Unë kam thënë le ta nënshkruajmë bashkë me kryeministren e Serbisë, mirëpo ajo sërish nuk ishte e interesuar.”, tha ai.