Vendosni fjalën kyçe....

Macron mbërrin në Tiranë, vizita nis me dekoratën për Ismail Kaderenë


Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në Tiranë rreth orës 19:30.

Pritja e tij është bërë në Rinas nga zv.kryeministrja Belinda Balluku për shkak se kryeministri Edi Rama ndodhej në samitin e Procesit të Berlinit.

Presidenti francez Emmanuel Macron, do të nisë vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, këtë mbrëmje me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare, në Pallatin e Brigadave.

Më pas ai do pritet nga Presidenti Bajram Begaj me ceremoni ku më pas do ketë edhe një takim që do zgjasë disa minuta.