Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ka publikuar një video nga darka e organizuar për pritjen e Presidentit të Francës, Emanuel Makron.
Në video shihet presidenti Francës në krah të Edi Ramës i habitur nga muzika e luajtur në klarinetë.
Në darkë janë politikanë dhe personalitete të ndryshme, nga jeta publike.
Makron e nisi vizitën e tij duke i akorduar shkrimtarit Ismail Kadare titullin Oficer i Lartë i Legjionit të Nderit.