Vendosni fjalën kyçe....

Marrëdhënia e nderë, nga ftohtësia e Ramës te tregimi i kufijve nga Kurti (Video)


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama mbi veriun e Kosovës.

Kurti e konsideron veriun tokë të të Kosovës dhe të patjetërsueshme. Ndërsa i mirëpret patrullimet e përbashkëta të trupave të KFOR-it me policinë e Kosovës.

Kryeministri theksoi se KFOR-i nuk është institucion i zbatimit të ligjit dhe këtë e bën policia e Kosovës.

Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, ne kemi nevojë për më shumë siguri. Trupat e NATO-s të jenë në patrullime të përbashkëta me policinë e Kosovës, duke qenë se vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë. KFOR nuk është institucion i zbatimit të ligjit, këtë e bën policia e Kosovës. Integriteti territorial është i pacenueshëm, Veriu është tokë e Kosovës”, tha Kurti.

Mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kurtit ka pasur përplasje mbi qasjen në marrëdhëniet me Serbinë dhe si dhe zhvillimet e fundit pas sulmit ndaj policisë së Kosovës.

Edhe ditën e sotme Rama i bëri një pritje të ftohtë Kurtit duke u mjaftuar me një shkëmbim duarsh dhe fotografinë protokollare.

 

Distancimi mes dy kryeministrave u vu re më shumë në stadiumin Air Albanian në sfidën mes Shqipërisë dhe Çekisë ku ata qëndruan në tribuna të veçuara dhe Rama e la Kurtin në shoqërinë e zëvendëses së tij Belinda Balluku.