Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet samiti, Rama: Scholz dhe Von der Leyen, shtyjnë BE-në dhe Ballkanin Perëndimor të jenë më pranë


Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë përfundoi punimet me konferencën për shtyp të Kryeministrit Edi Rama, Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se kjo ditë u mbyll me diskutime të frytshme, ndërsa shtoi se Olaf Scholz dhe Presidenten Ursula von der Leyen janë një “fuqi e qetë mbresëlënëse”, që kanë shtyrë BE dhe Ballkanin Perëndimorë për të ardhur më pranë njëri-tjetrit.

Samiti u mbyll  me diskutime të frytshme, me shkëmbime të hapura dhe ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin, i cili qe i hapur për ta sjellë këtë proces jashtë kufijve të BE. Po ashtu për të falënderuar presidenten.

Ky është një moment i vështirë për këdo, për shkak të krizave të një pas njëshme që kanë goditur të gjithë ne. Këta dy gjermanë krahë meje kanë orare e afate të përcaktuara, kështu që nuk dua të marr nga koha e tyre. Pranoni mirënjohjen time për gjithçka po bëni për ne dhe që jeni një fuqi e qetë mbresëlënëse që këmbëngulini për të shtyrë BE dhe Ballkanin për të ardhur më pranë njëri-tjetrit”, tha Rama.