Sot mbahet në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit, që për herë të parë ‘shtegton’ jashtë BE-së.
Samiti do nisë zyrtarisht në orën 11 të paradites e do përfundojë në orën 19 e 30. Ai do zhvillohet te Piramida, që është shndërruar pas ndërhyrjes në të.
Në një foto të hedhur nga kreu i qeverisë duket pamja e brendshme e sallës ku do zhvillohet samiti.
Ditën e djeshme në Tiranë mbërritën presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen e përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme e Sigurinë, Mogherini.
Të dyja bashkë me Ramën ishin në ceremoninë e hapjes së degës së Kolegjit Evropian në Tiranë që do e nisë vitin akademik në shtator 2024.