Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë përurimit të Kolegjit të Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë tha se hapja e kësaj dege e afron më shumë Shqipërinë me BE.
“Na u deshën vetëm 9 muaj që ta hapnim kolegjin pas hedhjes së idesë. Ky është moment i veçantë për mua përfaqëson Europën. Këtu do të kemi studentë nga Shqipëria nga i gjithë Ballkani Perëndimor nga BE. Do hedhin themelet si udhëheqës të së ardhmes. Ky kolegj do jetë dega e tretë sepse të parin e kemi në Belgjikë të dytin në Poloni dhe këtu i treti.
Ky kolegj erdhi para se Polonia të bëhej vend anëtar dhe jam e bindur se kështu do të ndodhë edhe me Shqipërinë.
Dje çelëm procesin e aplikimeve. Tani studentë nga e gjithë Europa mund të aplikojnë. Mund të bëni këto studime fantastike duke eksploruar Europën fantastike. Ky kampus është dhuratë e madhe nga Europa për Shqipërinë. Por jo vetëm kjo, por një dhuratë e madhe që Shqipëria po i jep Europës. Në këtë vend modern plot energji. Faleminderit që na keni mirëpritur këtu si kolegj Europe”- tha Von der Leyen.
Ndërsa Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, u shpreh se Shqipëria është një dritare për të ardhmen Europiane.
“Për 9 muaj ja ku jemi. Është mbresëlënës e gjithë kjo gjë që kemi bërë. Momenti në të cilin ndodh ky përurim është simbolik, tashmë kemi një degë tjetër të kolegjit të Euopës në një moment kur vendet bëhen gati për Europën, Shqipëria është një dritare për të ardhmen tonë Evropiane. Ky kampus do t’ju ndihmojë për tu përgatitur për Europën. E sjellë Rajonin më parën Europës dhe Europën më pranë rajonit. Do të jetë një burim frymëzimi për brezat nga rajoni dhe nga bota. Me kërshëri presim ata që do të përfundojnë studimet në Kolegjin e Europës në Tiranë“- tha Michel.