Vendosni fjalën kyçe....

Përveç Luiza Gegës, mundësi Abakarov do të mund të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’


Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka konfirmuar zyrtarisht lajmin se edhe mundësi Zelimkhan Abakarov ka marrë zyrtarisht të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Mundësi me origjinë nga Çeçenia prej vitesh tanimë garon për Shqipërinë, teksa 30-vjeçari i ka dhënë vendit tonë disa medalje.

Rusi mori medalje bronzi në Botërorin e zhvilluar pak javë më parë në Serbi për peshën deri në 57 kilogramë, me KOKSH që konfirmoi se Abakarov do jetë në “Paris 2024” me ngjyrat e Shqipërisë.

Edhe pse e kishim njoftuar më parë se rusi do ishte në Lojërat Olimpike, tanimë është KOKSH që ka konfirmuar diçka të tillë. Kujtojmë se një vit më parë Abakarov u shpall kampion bote në këtë peshë.

Pas Luiza Gegës që ka marrë biletën për në Paris dhe do përfaqësojë Shqipërinë në garën e 3000 metrave me pengesa në atletikë, edhe Abakarov do garojë me ngjyrat kuqezi për Shqipërinë.