Vendosni fjalën kyçe....

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, inagurohet Kolegji Europian


Ka nisur në Tiranë, ceremonia për inagurimin e Kolegjit të Europës, që ka pikërisht Piramidën e Tiranës si qendër të tij, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Rektorja Kolegjit të Europës, Federika Mogherini, teksa mbajti fjalën e saj, deklaroi se aktivitetet në këtë kolegj do të nisin vitin e ardhshëm.

“Po inagurojmë sot në Tiranën e bukur, në këtë vendndodhje të mrekullueshme, zyrën e parë të Kolegjit të Europës këtu në Tiranë, që do të udhëheqë rrugën për ngritjen e degës sonë, që do të nisë aktivitetet shtatorin e ardhshëm 2024-2025. Për mua është vërtet nder, jam shumë krenare, e shihni buzëqeshjen time, është buzëqeshje e mirëfilltë. Do të doja së pari të falenderoja të gjithë ata që e bënë të mundur një gjë të tillë, pikë së pari, miqtë, partnerët tanë shqiptarë, Edin, të gjithë qeverinë, kryetarin e Bashkisë, të gjithë miqtë që për pak muaj bënë të gjithë këtë gjë dhe atë që do të vijë. Do doja të falenderoja pa masë institucionet evropiane, Ursulën, shtetet anëtare. E gjitha kjo nisi më pak se një vit më parë, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor këtu në Tiranë. “, theksoi gjatë fjalës së saj, rektorja e Kolegjit të Europës, Federika Mogherini.

Më herët gjatë ditës së sotme, Mogherini dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënshkruan marrëveshjen për të parin kampus jashtë Bashkimit Europian, duke i hapur dyert njëkohësisht arsimimit të nivelit botëror për studentët shqiptarë. Veliaj nënvizoi se sot Piramida është transformuar në një nga pronat më të vlerësuara në Tiranë.