Kryeministri Edi Rama në fjalën hyrëse të samitit të Berlinit që po mbahet sot në Tiranë shprehu nevojën e futjes së Shqipqrisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Ndihem vërtet mirë që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që nisi nga Angela Merkel, disa prej jush janë nga BE dhe disa të tjerë jemi nga E pa B. e megjithatë të gjithë ne besojmë fort këtë ditë nevojën e një çatie të përbashkët dhe madje edhe një llogoreje në këto kohëra sforce që duket se do të përkeqësohen para se të përmirësohem. Është një regjim ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë vendin e vet, Evropa po ndryshon shumë më shpejt dhe më ndryshe, ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit që ka deturuar një tjetër komb demokratik që të vetëmbrohet. Pikëpamje të ndryshme për botën po krijojnë ndasi përreth komuniteteve demokratike, pyetja është se si po reagojmë ndaj kësaj skene ndërkohë që ne jemi të bashkuar kundër Rusisë, a po pëgratisim një përgjigje me të cilat po përballet komuniteti ynë, të gjithë ne që përfaqësojmë Evropën ndarja e dhimbshme mes anëtarëve dhe jo anëtarëve të BE, të jetosh pa BE nuk është e lehtë, sfida po intensifikohet krahasuar me homologët e BE, nuk dua të ngre gishtin por të ngre disa pijkëpyteje a mund t’i përballojmë këto ndasi siç bënim disa vjet më parë”?, u shpreh Rama.