Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen deklaruar nga Samiti i Tiranës në Kuadër të Porcesit të Berlinit se janë duke pritur hetimet për të mbajtur një qëndrim në lidhje me sulmin në Banjskë për të cilin Kosova bën përgjegjës Serbinë.
“Duhet të ketë një hetim të plotë që më pas ne të kemi një qëndrim. Ne po presim të dhënat e hetimit dhe të do të vendosim më pas”, deklaroi Von der Leyen.
Nga ana tjetër Scholz dënoi sulmin ndaj policisë të Kosovës dhe theksoi se kjo tregon se problemet në Ballkanin Perëndimor duhet të zgjidhen para anëtarësimit në BE.
“Ta dënojmë sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës. Kjo është diçka që ne nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Gjermania është shumë e qartë në lidhje me këtë qëndrim. Por duhet të ketë një hetim të plotë që duhet të bëhet nga autoritete e Kosovës dhe është e rëndësishme që autoritete serbe të bashkëpunojnë në këtë drejtim. E kuptojmë shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë shumë mirë që do të ruhet duke parë drejt së ardhmes dhe jo së kaluarës. Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jemi pjesë e BE-së. S’mund të integroheni në BE duke marrë me vete problemet që keni këtu. Vlerësojmë reformat që janë marrë dhe aspekte të tjera, por kjo është përgjigja ime në lidhje me situatën në Kosovë me Serbinë. Në lidhje me integrimin për ne janë të rëndësishme marrëveshjet e sotme që u nënshkruan mes vendeve. Duhet të zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”- tha Scholz.