Vendosni fjalën kyçe....

Scholz: Koha për të tejkaluar konfliktet e vjetra në Ballkan, tregu i përbashkët rajonal më konkret se kurrë


Kancelari gjerman Scholz ngriti shqetësimin e tensioneve në Kosovë në fjalën e tij në Samitin e Procesit të Berlinit.

Ai theksoi se integrimi i rajonit brenda vetes është njëë hap i rëndësishëm para integrimit në BE.

Scholz vërejti se ecuria për një treg të përbashkër rajonal është më konkrete se kurrë më parë.

Ai vuri re se konfliket e mbetura pezull në rajon duhen kapërcyer me çdo kusht para integrimit.

“Shqipëria njihet për mikpritjen e saj dhe kjo është vërtetuar edhe njëherë sot. Ky vlerësim është po aq i vërtetë sot saç ka qenë dhe vjet për Procesin e Berlinit. Ky proces kërkohet gjithnjë e më tepër, kjo u evidentua edhe më tepër në luftën në Ukrainë. Është e qartë në formë absolute ne e dimë shumë mirë atë po ndodh jo shumë larg nesh me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit dhe pasojat që mund të ketë. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që kanë vijuar shumë më gjatë dhe që u mbajnë të gjithëve në vend numëro, edhe sulmi në veri të Kosovës e dha këtë mesazh. Është sinjal i fortë edhe rëndësinë që ka rajoni në këtë proces. Integrimi brenda për brenda rajonit dhe ecuria e BE-së. Ndikimi i marrëveshje të firmosura vjet te qytetarët e Ballkani Perëndimor është konkret. Çfarëdolloj ecurie që do të kemi për tregun e përbashkët rajonal është më konkret se kurrë”, tha Scholz.