Suedia nuk zbriti në fushë për pjesën e dytë të ndeshjes me Belgjikën, takim ky, ku pjesa e parë u mbajt në King Baudouin Stadium (Bruksel).
Në Bruksel u qëlluan për vdekje dy tifozë, mbrëmjen e kësaj të hëne-je. Sipas asaj që shkruajnë mediat, sulmi ndaj personave në fjalë është kryer një orë para ndeshjes. Bëhet fjalë për dy tifozë suedezë, që thjeshtë kishin ardhur në Bruksel për të shijuar nga afër ndeshjen e përfaqësueses së vet.
Futbollistët e Suedisë nuk ishin në dijeni për një lajm të tillë dhe gjithçka kanë kuptuar vetëm në dhomat e zhveshjes, pas fraksionit të parë. Të gjithë lojtarët ranë dakord për të mos zbritur në fushë në pjesën e dytë.
🚨 Despite the postponement of the match between Belgium and Sweden, the stadium announcer asks the fans to stay in the stadium as a safety precaution.pic.twitter.com/2Qnt7Qa1Bl
— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) October 16, 2023