Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se i vuri zjarrin një lokali në Tiranë, shpallet në kërkim 41-vjeçari


Një 41-vjeçar është identifikuar dhe shpallur në kërkim, pasi akuzohet për zjarrvënie të një lokali në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet E. P., banues në Tiranë.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin me inicialet K. B. (i arrestuar), kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt një pagese të kryer nga shtetasi R. B. (i shpallur në kërkim).

 

NJOFTIMI I POLICISE

Veprime të thelluara hetimore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen e plotë të rrethanave të djegies së qëllimshme të një lokali. Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 41-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të djegies së qëllimshme të një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2023, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi E. P., në bashkëpunim me shtetasin K. B. (i arrestuar), kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt një pagese të kryer nga shtetasi R. B. (i shpallur në kërkim).

Vijon puna për kapjen e shtetasve E. P. dhe R. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.