Anglia ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Italisë me rezultatin 3-1 në shtëpi duke siguruar kualifikimin në Euro24.
Edhe pse italianët shënuan të parët me Scamaça në minutën e 15’, nuk qenë në gjendje ta ruajnë avantazhin.
Fillimisht Harry Kanë barazoi në minutën e 32’ pas gjuajtjes së një 11-metërshi. Me fillimin e pjesës së dytë, Anglia shënoj edhe dy gola të tjerë me Rashford në minutën 57’ e sërish Kane në të 77’.
Pas humbjes Italia mban vendin e tretë me 3 pikë më pak se Ukraina, me të cilën do ndeshet në ndeshjen e fundit në grup, me 20 nëntor ku do vendoset edhe fati i saj.