Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Vendimet e Ramës në Parlament shtyjnë opozitën në veprime ekstreme


Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar për mediat pas takimit me deputetët e PD-së se mazhoranca duhet t’i kthehet rrugës së funksionimit normal të parlamentit.

Bardhi u shpreh se deputetët e opozitës nuk kanë synim bllokimin e punës në parlament, mirëpo vendimmarrja e Edi Ramës po i çon ata në veprime ekstreme.

Ai shtoi se nëse dikush vendos bllokimin e opozitës, do duhet të marrin mbrapsht edhe pasojat.

Mazhoranca duhet t’i kthehet rrugës së funksionimit normal të parlamentit. Nuk kemi synim bllokimin e punës në parlament, mirëpo vendimmarrja e Edi Ramës në tentativë për të asgjësuar opozitën, po i çon deputetët e saj në veprime ekstreme. Nuk e kemi qëllim, mirëpo nëse ke vendosur bllokimin e opozitës, duhet të marrësh mbrapsht edhe pasojat”, u shpreh Bardhi.