Vendosni fjalën kyçe....

Festë në “Air Albania”, Qazim Laçi shënon në miqësoren me Bullgarinë


Ka shpërthyer festa në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë tanë kanë arritur të kalojnë në avantazh pas një aksioni tepër të bukur e më pas topi ka përfunduar në rrjetë pas goditjes së Qazim Laçit, i cili ndodhej pranë portës.

Pavarësisht se është thjeshtë një ndeshje miqësore, në “Air Albania” të shumtë kanë qenë tifozët kuqezi që kanë shkuar për të ndjekur nga afër takimin mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Bie në sy një banderolë, mjaft interesante. “Kur je mirë, të dojn tan” – shkruhet aty.