Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç pas paralajmërimit të Macron-it për Kosovën: Faleminderit për miqësinë ndaj Serbisë


Presidenti serb Vuçiç ka falënderuar nga Kina presidentin francez Macron pas kërcënimit të tij ndaj Kosovës për pezullim të vizave.

Ai tha se e falënderon kreun e Elizesë për miqësinë që tregon ndaj Serbisë.

Vuçiç tha gjithashtu se Serbia e ka dënuar sulmin në Banjskë dhe ktë gjë i aka pohuar preisdentit francez gjatë një takimi në Spanjë.

“Nuk dua të komentoj këtë. Është vendim i njërit prej vendeve më të fuqishme evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Teksa për vërejtjen që ka bërë se duhet të dënojmë dhunën në Banjskë. Ne e kemi bërë këtë disa ditë rresht, madje mendoj se ja kam thënë këtë edhe Macronit kur kemi qenë në takim në Granadë”, tha ai.