Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës izraelit në spitalin al-Ahli në Gaza.
Kështu u shpreh lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, shkruan Al Jazeera.
“SHBA-ja mban përgjegjësinë e sulmit në spital për shkak të mbulimit që i jep agresionit izraelit”, tha Haniyeh.
Haniyeh shtoi se sulmi konfirmoi “brutalitetin” e Izraelit dhe shkallën e “humbjes” së tij pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.
Ai gjithashtu bëri thirrje që palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar të ngrihen kundër pushtimit izraelit.