Presidenti i Francës, Emanuel Macron gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama theksoi mbështetjen e Francës për rrugëtimin e Shqipërisë në BE.
Macron shprehu se Evropa që ta mendojë veten si një fuqi ka nevojë të ribashkohet, gjë që nuk e cilësoi si një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë, pasi proesi i zgjerimit është mirë për të dyja palët.
“T’ju japim juve dhe gjithë rajonit fizibilitet, kemi respekt për një popull sovran, më tepër synojmë një bashkim me të ngjashmit, të flasim për çështje të përbashkëta, unë e them nga Franca ky ribashkim evropian është i mirë për ne, kush mund të flasë për një Evropë fuqi kur lëmë në mes vende që ndikohen nga fuqi të tjera, kush mund të flasë për një Evropë fuqi, nëse Evropa do ta mendojë veten si një fuqi ka nevojë të ribashkohet, nuk është një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë dhe popullit të saj, proesi i zgjerimit është mirë për ju dhe për ne, juve keni inteligjencën dhe vullnetin për ta mbajtur këtë ambicie, këtu vë re një dashuri për dinjitetin njerëzor, jeni vetë kripa e Evropës, juve rrugën do ta kryeni, do t’ju shoqërojmë me respekt, me invesime konkrete, ne të dimë të gjejmë rrugën e bashkimit që të na bëjë të mundur të bëjmë këtë lëvizje, ndryshe do të jetë rreziku që këto procese t’i dekurajojnë duke vendosur objektiva të paqarta”, tha ai.
Më tej presidenti Macron premtoi mbështetje për të rinjtë dhe të rejat duke thënë se do investojnë në shkollën e profesioneve dixhitale
“Të hapim terrene të reja atje ku s’kemi qenë. Ka pasur një delegacion dhe janë nënshkruar marrëveshje në fushën energjive të rinovueshme, është një hap përpara në infrastrukturë, në sektorin e ujit, në inovacion, shpresoj që të jemi në krahun tuaj në ambicien tuja për turizmin. Shpresoj të kemi franzce, që ju vetëm jo të hapni shkolla të nivelit të parë, por edhe të formoni,. Franca do angazhohet që të formojë të rinjtë shqiptarë me zanatet e hotelerisë”, tha Macron.
Përsa i përket investimeve, Macron ka premtuar 600 mln euro mbështetje për projekte për Shqipërinë. Macron tha se mbështetja do shkojë për prioritetet që do vendosë qeveria.
“210 mln euro janë hedhur për 4 projekte dhe më shumë se 600 mln euro do hidhen deri në vitin 2027 për projekte të reja sipas prioriteteve tuaja. Axhenda dypalëshe po shtohet dhe vullneti ynë është për një marrëveshje që do ta strukturojë këtë marrëdhënie. Gëzohem për atë që kemi ndërtuar këto vite bashkë në luftën kundër kriminalitetit dhe trafikut. Keni qenë efikase në këtë fushë”, tha Macron.