Vendosni fjalën kyçe....

Macron: Të qënurit krah jush tregon riangazhimin e Francës në Shqipëri e Rajon


Presidenti francez, Emmanuel Macron e cilësoi një marrëdhënie të riparuar, vizitën e tij historike për herë të parë në Tiranë. Macron vuri në dukje se ka qenë një gabim nga pala franceze fakti që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk kishte shkelur tokën shqiptare.

Megjithatë Macron tha se prania e tij në Tiranë evidenton një ‘ndreqje’ të gabimeve të së shkuarës, duke i hapur rrugë bashkëpunimit mes Francës, vendit tonë dhe vendeve të Rajonit. 

“Unë mund t’ua them që jam i  lumtur që jam këtu pa bërë asnjë kujdes diplomatike për gjuhën. Jam i lumtur që gjendem krah jush në një moment kaq delikat në Evropë. Me luftën në Ukrainë, me terrorizmin në vendin tonë, luftën në Kaukaz sepse u përmenda sulmin e djeshëm në Buksel.

Të qenurit krah jush është një formë riangazhimi i Francës prej jush dhe në Rajon. Ishte gabim që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk kishte shkelur këtu… dhe ne këtë e shohim si riparim të dëmit tonë. Është një riangazhim. Isha i lumtur dhe krenar që i dorëzova dekoratën Kadaresë si dhe kaluam momente shumë të bukura me Prelocajn etj. Kjo shpreh marrëdhënien e fortë që ekziston në marrëdhëniet tona. Shpresoj të kemi angazhime edhe më tej, të bijojmë gjuhën franceze në vendin tuaj si dhe për liceun francez në Korçë.”– tha Macron.