Vendosni fjalën kyçe....

Përjashtimi i opozitës, rrëzimi i Komisioneve dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore, deputetët e PD-së braktisin mbledhjen


Deputetët e Partisë Demokratike, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, kanë braktisur mbledhjen pas debateve të zhvilluara gjatë seancës së sotme.

Shkak është bërë përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore.

Deputetët demokratë Helidon Bushati dhe Xhelal Mziu, debatuan ashpër me kolegët e mazhorancës, duke e konsideruar e si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.

“Është turp kjo që ndodh. Keni përjashtuar kolegët. E bëni këtë, pasi nuk doni zë kundër. Ju nuk e doni opozitën, sepse ju përball me aferat dhe korropsionin tuaj. Në këto kushte, nuk mund të ketë sjellje e as mbledhje normale”, u shprehën ata.