Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Autoritetit Palestinez shpall 3 ditë zie pas sulmit në spitalin e Gazës


Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, ka shpallur tre ditë zie për viktimat e sulmit ajror të izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, ku raportohet për qundra të vdekur.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, presidenti urdhëroi gjithashtu që flamujt të valëviten në gjysmështizë për viktimat e “agresionit izraelit në spitalin al-Ahli dhe për të gjithë njerëzit e vrarë nga okupimi”, shkruan CNN.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, mësohet se Spitali po strehonte mijëra njerëz të zhvendosur nga Gaza.

Hamasi lëshoi ​​një deklaratë për sulmin, duke e quajtur atë një “gjenocid”.

“Masakra e Spitalit Al-Ahli në zemër të Rripit të Gazës është një gjenocid. Mjaft heshtje ndaj agresionit dhe pamaturisë së okupimit”, thuhet në deklaratë.