Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja shqiptare në Izrael: Në Gaza ka edhe dy shqiptarë, motër e vëlla


Ambasadorja Shqiptare në Izrael, Meri Kumbe ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Izrael pas sulmeve të Hamasit.

Kumbe deklaroi se së fundmi është mësuar se në Gaza ndodhen dhe dy shqiptarë të cilët janë motër e vëlla. Ajo tregoi e ata kanë dhe familje, ku përfshihen dhe fëmijë të mitur.

Ajo tha se është në kontakte me shqiptarët për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve. Po ashtu, ambasadorja theksoi se ambasada shqiptare në Izrael vijon komunikimet me strukturat ndërkombëtare për t’u koordinuar lidhur me largimin e qytetarëve nga zonat e rrezikut.

Kemi dy raste, shqiptarë me pasaportë shqiptare. Nuk e dinim më parë, të dy janë motër e vëlla dhe kanë familje dhe fëmijë të mitur. Kemi komunikime të vazhdueshme dhe jemi në pritje. Jemi në koordinim me të gjitha strukturat. Dalja nga Gaza është e pa mundur, vetëm nëpërmjet Egjiptit. Jemi në kushte lufte, nuk di nëse mund të flasim për vende të sigurta. Do të jetë një koordinim ndërkombëtar mes shumë shteteve që do të përfshihen në të njëjtin vend kalimi”,-tha Kumbe.