Vendosni fjalën kyçe....

Begaj konferencë me homologun kroat Milanoviç: E domosdoshme që BE dhe NATO të dekurajojnë qasjen provokative të Serbisë ndaj Kosovës


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mbajtur një konferencë për shtyp së bashku me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç, i cili po zhvillon vizitën e tij në Tiranë.

Begaj shprehet se pas konfliktit të fundit në Izrael, është e domosdoshme që BE-ja dhe NATO, të dekurajojnë qasjen provokative të Serbisë ndaj Kosovës.

Gjithashtu Begaj falënderoi Milanoviç për mbështetjen e dhënë për Kosovën dhe dënimin e sulmit të armatosur në Veri të Kosovës.

Nënvizova se pas aktit të Hamasit ndaj Izraelit bëhet e domosdoshme që BE dhe NATO të dekurajojnë qasjen provokative të Serbisë ndaj Kosovës. E vlerësova mbështetjen që Kroacia i jep Kosovës. Që prej sulmit të 2 shtatorit gjërat nuk janë më si më parë, dhe negociatorët duhet të kenë një qasje te re të dialogut”, u shpreh Begaj ndër të tjera.

Milanoviç nga ana tjetër u shpreh se Serbia dhe presidenti serb Vuçiç i detyrohen Kosovës dhe bashkësisë ndërkomëbtare disa përgjigje lidhur me rastin dhe reagimin e tye për të.

“Në vitin 2012 Shqipëria kishte 3 vite që ishte anëtare e NATO-s dhe tentonte të fillonte bisedimet me BE-në. Për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia avanconin. Shqipëria e ka vendin e saj në NATO. Në të njëjtën kohë avancimi drejt aleancës së BE është më i vështirë, pasi Shqipëria nuk ka arritur të hedhë as hapin e parë në këtë drejtim.

Duket sikur diçka nuk është siç duhet, dhe tani kemi lëvizur pak nga vendi pas 11 viteve. Mua më mbetet pak për të folur. Jam i vetmi që nuk është shqiptar dhe këtë e kam përmendur në Nju Jork, është thirrja për të pranuar Kosovën. Serbia dhe Vuçiç na kanë borxh disa përgjigje për rastin e sulmit”, tha Milanoviç ndër të tjera.