Studentët e Mjekësisë vijojnë të bojkotojnë auditorët e universitetit , e siç kishin paralajmëruar dhe këtë të mërkurë, sot kanë nisur protestën e radhës për të kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Të shoqëruar me pankarta në duar dhe me thirrjet edhe ditën e sotme mjekët e rinj kanë nisur marshimin nga ambientet e Universitetit të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit.
Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.