Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Janinës i hap rrugën ekstradimit te Laert Haxhiut


Laert Haxhiu mund të ekstradohet shume shpejt në Shqipëri, pasi sipas burimeve nga Ministria e Brendshme,  konfirmohet se shkalla e dytë e gjyqësorit helen është shprehur pozitivisht kërkesës së Shqipërisë, por Haxhiu ka edhe të drejtën e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Lartë greke.

I riu lushnjar është dënuar me 18 vite nga Gjykata e Lartë teksa vijon procesi në GJKKO për “Masakrën e Lushnjës” që e përfshin Haxhiun në ngjarje.

Gjithashtu ai u shpall në kërkim nga Prokuroria e Elbasanit edhe në kuadër të operacionit “Never Forget” pas dëshmisë së Artan Tafanit, bashkëpunëtor i drejtësisë, ku ai del autor apo organizator i disa vrasjeve.

Haxhiu gjithashtu kishte planifikuar të eleminonte edhe prokuroren e posaçme Doloreza Musabelliu, sipas dëshmisë së Tafanit.

Pas kësaj, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani iu drejtua Policisë së Shtetit me një shkresë ku i kërkonte marrjen në mbrojtje të prokurores.

Laert Haxhiu dhe grupi i tij kërkonte vrasjen e saj për shkak se kishte hetuar dy miqtë e tij, Orges Bilibli dhe Anterio Kaloshi, dhe vetë atë për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë.