Vendosni fjalën kyçe....

Jordania anulon samitin e rëndësishëm ku do merrte pjesë Biden


Pritej të ishte pjesë qendrore e vizitës së presidentit amerikan Biden në Lindjen e Mesme të mërkurën, por samiti i parashikuar është anuluar nga vendi pritës, Jordania.

Shkak për këtë sipas mediave vendase është bërë bombardimi i pandërprerë i Izraelit ndaj Rripit të Gazës.

Jordania e anuloi samitin mes sulmit ajror izraelit që goditi spitalin ‘Al-Ahli’ në qytetin e Gazës, duke vrarë qindra njerëz, numri i saktë i të cilëve nuk është konfirmuar ende.

Presidenti Biden pritet të mbërrijë sot në Izrael në një vizitë solidariteti e mbështetjeje për vendin mes përplasjes me Hamas-in, që ka shkaktuar mijëra viktima nga të dyja kampet që prej së shtunës së shkuar.