Vendosni fjalën kyçe....

Mundësit sumo detyrojnë kompaninë ajrore të bëjë fluturim shtesë


Kompania ajrore kryesore japoneze, ‘Japan Airlines’, u detyrua të bënte fluturime shtesë javën e kaluar, pasi përcaktoi se dy prej avionëve të saj ishin në rrezik të tejkalonin kufijtë e peshës për shkak të numrit të madh të mundësve sumo mes pasagjerëve të planifikuar për të udhëtuar.

Linja ajrore tha se mori masën ‘jashtëzakonisht të pazakontë’ të transferimit të atletëve të mëdhenj në një fluturim të ri, pasi arriti në përfundimin se avioni nuk do ishte në gjendje të mbante në mënyrë të sigurt sasinë e kërkuar të karburantit përveç pasagjerëve me peshë të madhe.

“Është jashtëzakonisht e pazakontë për ne të kryejmë fluturime speciale për shkak të kufizimeve të peshës në këtë avion”, tha një zëdhënës i Japan Airlines për gazetën Minami-Nippon Shimbun.

Mundësit e sumos ishin planifikuar të niseshin nga Aeroporti Haneda në Tokio dhe Aeroporti Itami në Osaka, raportoi gazeta Yomiuri Shimbun, ku ata do garonin në një festival sportiv në Amami Oshima, një ishull në jug të largët të Japonisë.

Pesha mesatare e pasagjerëve sumo u vlerësua të ishte 120 kilogramë, sipas Yomiuri – shumë më e madhe se pesha mesatare e pasagjerëve prej 70 kilogramësh.

Mundja sumo, një nga artet marciale më tradicionale të Japonisë, nuk ka kufizime në peshë, megjithëse shumë nga konkurrentët e saj më dominues janë shumë të rëndë. Orora, një mundës me origjinë ruse, i cili u tërhoq nga sporti në vitin 2018, mendohet të jetë atleti më i madh në historinë e sportit, duke peshuar më shumë se 290 kilogramë në kulmin e famës së tij.