Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në konferencën e përbashkët me presidentin Begaj, tha se Shqipëria ka bërë përparime në procesin e integrimit, por BE nuk ka reflektuar.
Në lidhje me procesin e negociatave, ai shtoi se tani priten disa pika të reja që do të rrjedhin për të shtyrë më tej këtë proces.
‘Në 20 vjet e më shumë jam dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në shumë aspekte. Ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale të BE. Dua të them për herë të 10 diçka që ka thënë për herë të parë në vitin 2012 në kohën kur kryeministër ishte Berisha dhe rrethanat ishin të njëjta. Para 11 vjetësh, në 2012, Shqipëria kishte 3 vjet që ishte anëtare e NATO-s. Me BE tentonte të vazhdonte bisedat, por asgjë nuk ndodhte.
Ky absurd, duket që kemi një problem. Sikur një shtet që është mjaft i mirë i organizuar që të jetë anëtar i NATO-s, Shqipëria aty e ka vendin e saj. Jemi futur së bashku në këtë aleancë. Avancimi drejt një aleance tjetër, BE, e cila me shumë komplekse, aty Shqipëria nuk ka mundur të bëjë hapin e parë dhe as të ngrihet nga shtrati. Duket se aty diçka është e pasinqertë, po jo aq sa duhet. Kjo flet shumë për BE dhe për prioritetet tona.
Fakt është që janë në mes të vetmeve, kjo ka të bëjë me thirrjen për të pranuar Kosovën dhe kjo mua më tregon si fakt që e tërë Evropa e njeh, por nuk dëshiron ta përmendë, kjo është e dëmshme për ne. Përderisa koha kalon, këto pengesa bëhen më të fryra dhe të ndërlikuara. Serbia ka ngecur në negociata, ka nisur me vrull të madh. Ata kanë përkrahur kryengritjen e armatosur në Kosovë dhe për këtë nuk ka pasur një përgjigje të duhur. Të mbetet aty ku është dhe të mos e kalojë linjën e respektit të duhur dhe të jetë një vend i gatshëm për të plotësuar ato kushte.
Këtë rrugë e kaluar Kroacia me sukses dhe hap pas hapi. Si vendi me përvojën më të freskët për këtë rrugë, për Shqipërinë mund të jemi këshilltarët më pak të mirë në këtë proces sepse jemi të fundit që jemi anëtarësuar. Tani priten disa pika të reja që do të rrjedhin për të shtyrë më tej këtë proces. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë vënë në një pozitë të caktuar ku njerëzit në BE do të kenë një ndërgjegje për të cilën nuk do të mburremi në tërësi.’- tha Milanoviç.