Presidenti kroat Zoran Milanoviç do vizitojë Shqipërinë me ftesë zyrtare të homologut shqiptar Begaj.
Ai do qëndrojë dy ditë në vendin tonë ndërsa do shoqërohet nga Zonja e Parë Sanja Musiç Milanoviç e një delegacion zyrtar.
Takimi dypalësh kokë më kokë është parashikuar të mbahet sot rreth orës 11 e më pas do ketë një takim të delegacioneve përkatëse.
Takimet do mbyllen me një konferencë të përbashkët për shtyp që pritet të nisë rreth orës 12 e 10.
Ditën e nesërme Begaj e Milanoviç të shoqëruar nga Zonjat e Para do vizitojnë Beratin.