Vendosni fjalën kyçe....

Seanca për Gërdecin në SPAK, zbardhet dëshmia e ish-rojes së fabrikës së demontimit: Pashë flakën nga një karrocë dhe njerëzit filluan të bërtisnin


Vazhdon seanca ne Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar për çështjen “Gërdeci”.

Sipas gazetares Klodiana Lala për BalkanWeb, deri më tani kanë dëshmuar 5 persona, mes tyre ishte edhe Fejzi Shehu i cili ka shërbyer si roje zëvendësues tek fabrika e demontimit të armëve.

 

Dëshmia e plotë:

Unë isha roje tek porta kryesore e fabrikës së demontimit aty futeshin punëtorët dhe dilnin kamionët. Ditën e shpërthimit isha në punë, tek porta kryesore dhe më erdhi një familjar i një personi që kërkonte t’i jepte ushqimin.

Qesen e mora unë dhe jam futur brenda deri tek porta e dytë, aty pashë flakën nga një karrocë dhe njerëzit filluan të bërtisnin për shkak të barutit flaka u përhap me shpejtësi. Nuk munda ta fusja ushqimin brenda dhe jam larguar me vrap.

Më pas aty kam mësuar se bëheshin saldimet e karrocave të dorës. Kam parë Qemal Deliun që atë ditë ka dalë dy tre herë jashtë me lejen e përgjegjësit. Emrin e tij e kam mësuar më pas, sepse nuk e dija si emër.