Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes dy 15-vjeçarëve në Shkodër, njëri mbetet i plagosur me thikë


Dy 15-vjeçarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, teksa njëri prej tyre është plagosur me thikë.

Mësohet se adoleshenti i plagosur është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, 15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e DVP Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.

 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, salla operative e DVP Shkodër, është njoftuar se pas një konflikti mes dy 15-vjeçarëve, ishte lënduar me mjet prerës (biçak) njëri prej tyre.

Shtetasi i dëmtuar është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e DVP Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.

Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij konflikti dhe sqarimin e rrethanave të tij.