Vendosni fjalën kyçe....

Alizoti: Rregulloren e Kuvendit e kanë bërë gabim, nuk trajtohen deputetët si nxënës shkolle


Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, një intervistë për “Syri TV” komentoi bllokimin e parlamentit nga opozita ditën e sotme.

Alizoti u ankua për rregulloren Kuvendit kanë bërë një gabim të madh pasi nuk mund të trajtosh deputetët si nxënës shkolle dhe ti përjashtosh përfaqësuesit e popullit.

“Ata që kanë përpiluar rregulloren e parlamentit kanë bërë një gabim, deputetët janë përfaqësues të popullit dhe mirë apo keq në përfaqësimin e tyre nuk mund të vij drejtori i shkollës dhe ti përjashtojë.

Këta e kanë perfeksionuar që meqë i vetmi debat që mund të bëhet mbi situatën politike dhe kombëtare është parlamenti dhe këta këtë lloj opozitarizmi parlamentar e ç’bëj duke  përjashtuar deputetët.

Edhe atë pak demokraci që fituam këto 32 vite demokraci këta po e ç’bëjnë. Ka pasur dhe në kohën e kaluar që kryeministri qeveriste keq por ai vinte në interpelancë ndërsa me Ramën ndodh krejt e kundërta dhe që e ka detyrë kushtetuese.

Qeveria nuk lavdërohet tërë kohës, sepse kjo ndodh vetëm në diktaturë por ajo në një sistem demokratik është në opozitë me të gjithë shoqërinë dhe institucionet pasi këto janë elementët që e ruajnë botën nga autokracia”-deklaroi Alizoti.