Javën e kaluar, komisioneri i BE-së Thierry Breton u shkroi disa kompanive të mediave sociale, duke përfshirë Meta dhe TikTok , duke u dhënë atyre 24 orë për të detajuar masat që po merrnin për të respektuar rregullat e BE-së për moderimin e përmbajtjes të parashikuara në Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA) të miratuar së fundmi.
BE-ja e ka bërë këtë kërkesë duke u bazuar në ligjin e ri, i cili rrezikon t’i përballë gjigantët teknologjikë me gjoba në vlerë të miliarda eurove, nëse dështojnë që t’i mbrojnë përdoruesit, percjell CNN.
Si kyçe për luftim janë përmendur përmbajtjet me terrorizëm, dhunë dhe gjuhë të urrejtjes.
Sipas ligjit të ri, nëse këto kompani dështojnë që të veprojnë sipas rregullores, gjobiten me deri në 6 për qind të të të hyrave vjetore. Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se ka nevojë për më shumë informacion. Në njoftimin e tij të së enjtes, organi i dha kohë Metës dhe TikTok deri më 25 tetor për t’iu përgjigjur kërkesave të tij.